Edhe në vitin 2016, Shqipëria pati numrin më të ulët të automjeteve për 1.000 banorë në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit, në fund të vitit 2016, numri i automjeteve për 1.000 banorë në Shqipëri ishte 138.4.

Para nesh janë të gjitha vendet e rajonit. Maqedonia ka mbi 190 automjete për 1.000 banorë. Sipas Eurostat (që i referohet vitit 2015) mesatarja e BE-së është 497 makina për 1.000 banorë.

Në Shqipëri, në vitin 2016 ishin të regjistruara 563.106 mjete rrugore, por një pjesë e madhe e tyre janë jashtë funksionit, teksa procedurën e kontrollit teknik dhe pagesën e taksave të përcaktuara me ligj, e kanë kryer gjithsej 401.499 mjete rrugore.

Mbi 95% e veturave në treg blihen të përdorura. Sipas INSTAT-it, në Shqipëri importohen mesatarisht 30-40 mijë makina ne vit, ku rekordin e ka shënuar 2013-a, me rreth 44 mijë të tilla. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com