Një automjet ra në det në portin e Barit teksa po ngjitej në target me destinacion Shqipërinë. Shqiptari në makinë arriti që të ngjitej në kabinë përpara se mjeti të fundosej. Ai u shpëtua nga Roja Bregdetare.

Ai arriti që të thyente xhamin e përparmë dhe të dilte shpejt. Zjarrfikësit, së bashku me njësinë e zhytjes në qytetin italian, ndërhynë më pas për të nxjerrë mjetin nga uji.