Një automjet ka përplasur një këmbësor në aksin Fushë Krujë-Tiranë.

I plagosur ka mbetur Ismet Loci, i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në Larushk, ndërsa policia po heton për zbardhjen e rrethanave.