Një aksident  është shënuar paraditen e kësaj të diele në Çërravë të Pogradecit. Një automjet është përplasur me një motor me targa të huaja. 

Për pasojë të plagosur kanë mbetur një çift francez që udhëtonin me motorin, të cilët fatmirësisht nuk kanë dëmtime të rënda. 

Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa në vendnngjarje ka shkuar policia për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. 

"Rreth orës 09:55, në aksin rrugor “KorçëPogradec”, motomjeti me drejtues shtetasin F. D., rreth 41 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. C. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja që udhëtonte me të, të dy shtetas francezë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.", njofton policia.