TIRANË - Prej 5 vjetësh motoja e lëvizjes “Pa makina” është bëre e njohur edhe në Shqipëri. Data 22 shtator ka pasur një lloj reflektimi më të madh nga qytetaret duke i lënë për një ditë të vetme makinat e tyre, e duke lëvizur me biçikletë ose në këmbe, për të ruajtur kështu mjedisin nga dioksid i karbonit që çlirojnë makinat.
Ministria e Mjedisit ka organizuar një sërë takimesh me nxënësit e shkollave 9-vjeçare për një sensibilizim më të madh, të fëmijëve ndaj mjedisit. Para oborrit të shkollës “Jeronim de Rada“ u mboll edhe një peme, si mesazh për rritjen e vëmendjes ndaj hapësirave të gjelbra, ndërkohë se është theksuar se makinat janë përgjegjëse për 25 5 të ndotjes së mjedisit. Zëvendësministrja e Mjedisit, Diana Bejko ishte pranë shkollës 9-vjeçare "Jeronim de Rada", ku ka kërkuar të sensibilizojë nxënësit e kësaj shkolle.
"Ndërgjegjësimi dhe sjellja ndryshe ndaj mjedisit, mbetet ende një sfidë për Shqipërinë. Dhe për të patur një sjellje miqësore me mjedisin, ne promovojmë të tilla iniciativa, me qëllim që i gjithë komuniteti të jetë pro iniciativave mjedisore. Për më të tepër ju si brez i ri duhet të jeni pro lëvizjeve pa makina", tha Bejko.
Çdo vit, një makinë shkarkon tre herë më shumë grimca dhe blozë se sa pesha e saj. Po kështu, ditës “Pa makina” i është bashkuar edhe bashkia e Tiranës e cila me anë të një aktiviteti ka sensibilizuar qytetarët për përdorimin e biçikletave.
Dita
22 Shtatori është Dita Evropiane e lëvizjes pa makina. Edhe pse Shqipëria është një vend që synon të integrohet në Bashkimin Europian, qytetarët shprehen krejt indiferentë për të lëvizur të paktën një ditë në vit pa automjetin e tyre.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Shtator 2014
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com