Autopiloti i “Tesla”-s vret një tjetër njeri në SHBA, sistemi i softuerit shfaq probleme serioze

Autopiloti i “Tesla”-s vret një tjetër njeri në SHBA, sistemi i softuerit shfaq probleme serioze

Një nga makinat e

Sistemi autopilot i drejtimit të kompanisë automobilistike “Tesla” vazhdon të shkaktojë viktima dhe duket se nuk ka njeri që dëshiron ta ndalojë këtë rrethanë.

Ka teknologji të thirrura për të ndryshuar jetën tonë dhe realitetin e lëvizshmërisë dhe drejtimi autonom është një prej tyre. Të paktën ky është mesazhi me të cilin jemi ‘bombarduar’ prej disa vitesh. Mund të jetë kështu, por realiteti i prekshëm sot është se sistemet autonome të drejtimit kanë shumë 'boshllëqe' dhe fatkeqësisht e vetmja gjë që kanë arritur deri më sot është të ndryshojnë jetën e familjeve të drejtuesve, udhëtarëve apo kalimtarëve që bien viktima për shkak të Teslës 'Autopilot'.

Dhe precedentët e aksidenteve në sistemin autopilot janë të shumta, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. Cilësohet si një sistem që ka rezultuar joefektiv dhe që ka një problem serioz në rrethana të caktuara, e që në fund përkthehet në aksidente tragjike.

Ngjarja e fundit e tillë me softuerin “Tesla” ndodhi në Seattle të SHBA-ve (31 korrik), ku një drejtues motori 28-vjeçar humbi jetën teksa një Tesla Model S e përplasi në rrugë. Për habinë e thuajse askujt në këtë moment, agjentët që hetuan ngjarjen kanë verifikuar pasi kanë shkarkuar të dhënat e zbulimit të aksidentit të makinës, se në momentin e aksidentit Model S ka qenë me 'Autopilot' të aktivizuar.

Mund të duket shumë e guximshme, por me "Autopilot" të aktivizuar dhe shoferin që ishte i hutuar nga celulari i tij, dinamika dhe përfundimi është i qartë. Për momentin, drejtuesi i Tesla Model S është arrestuar i akuzuar për një krim të dyshuar të vrasjes.

Pyetja e madhe që ngrihet nga ekspertët është nëse ky sistem autopilot ka vërtetë mangësi serioze dhe nëse duhen rishikuar situata të caktuara, si mbrojtja e këmbësorëve dhe shoferëve në kushte të pafavorshme atmosferike apo në situata specifike dhe që sistemi autopilot t’u përgjigjet saktë. Por mendimi i përbashkët mbetet se teknologjia e vetëdrejtimit (autopilot), nuk është ende e optimizuar ende. Kompania "Tesla" zotërohet Elon Musk, nga manjati i teknologjisë dhe inxhinierisë së kërkimeve hapësinore.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim