TIRANE- Shoferi i aksidentit tragjik të Himarës, Pëllumb Çela, ka vdekur nga politrauma. Kjo është përgjigjja e parë që vjen nga autopsia që i është trupit të pajetë në Insitutin e Mjekësisë Ligjore.
Shefi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Besim Ymaj, në një prononcim për "Shqiptarja.com" u shpreh se "është kryer autopsia e parë për viktimën Pëllumb Çela ashtu edhe për 12 viktimat e tjera të këtij aksidenti".
Sipas Ymajt, nga autopsia e parë ka rezultuar se shoferi ka patur shumë dëmtime në kokë dhe në trup. Ndërsa përsa i përket probleme shëndetësore që mund të ketë patur shoferi para aksidentit, shefi i Mjekësisë Ligjore tha se "duhet një javë kohë për të parë nëse viktima ka patur probleme patologjike para aksidentit".
Ai shtoi se janë marrë analizat dhe përmes kontrasteve do të zbulohen edhe shkaqet e vërteta të vdekjes së shoferit të autobusit. Në media është aluduar se shoferi mund të ketë pësuar arrest kardiak para aksidentit, ç'ka ka çuar edhe në humbjen e drejtimit të mjetit. Gjithsesi raporti përfundimtar i Mjekësisë Ligjore do të japë përgjigjen e saktë mbi gjendjen e shoferit para aksidnetit fatal ku humbën jetën 13 persona.
(sg/eq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com