Një 45 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin bregdetar.

45 vjeçari me inicialet A.B banues në Durrës do përballet me akuzat e vjedhjes si dhe shkatërrimin e rrjetit elektrik.

Ai dyshohet se është autori i dy grabitjeve të fundit të ndodhura në një hark kohor 2 javor ku janë vjedhur 4 kanate dritaresh duralumini në një institucion si dhe ka vjedhur rrjetin elektrik në banesat e ndërtuara nga tërmeti.

Gjatë kontrollit, policia  sekuestroi një sasi kabulli elektrik dhe një mjet prerës që shërbente për prerjen e kabullit.