Një seri vjedhjesh në Shkodër dhe Velipojë janë zbardhur nga policia, e cila arrestoi një prej të dyshuarve, një 20-vjeçar nga fshati Grudë e Re.

I riu bashkë me një të mitur ka kryer disa vjedhje në periudha të ndryshme kohore.

Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë marrë motomjete, një biçikletë elektrike dhe një celular, ndërsa në një rast tjetër kanë vjedhur edhe një shumë parash në një lokal.

Hetuesit kanë mundur të lokalizojnë dy prej motomjeteve të dyshuara të vjedhura, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit, blutë gjetën edhe një sasi kanabisi. Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë edhe raste të tjera, për të parë nëse 20-vjeçari dhe i mituri kanë lidhje me to.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë