Vlorë- Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pas disa vjedhjeve që ata dyshohen se kanë kryer.
Policia njofton se një nga të arrestuarit, 52-vjeç ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se kishte vjedhur materiale ndërtimi dhe vegla elektrike në banesën e një shtetasi, në qytet.
“Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi R. P., 52 vjeç, është autor i dyshuar edhe për 3 raste të tjera vjedhjesh, të ndodhura më datat 09.02.2025, 23.03.2025 dhe 24.03.2025, në lagjet “Lirim” dhe “Kushtrimi”, ku janë vjedhur sende të ndryshme në banesa dhe në një automjet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë i arrestuari tjetër, 31 vjeç u kap nga policia e Selenicës, teksa po tentonte të vidhte në një stan në fshatin “Peshkëpi”. 31-vjeçari dyshohet se ka kryer vjedhje po në të njëjtin fshat edhe në nëntor të vitit të kaluar.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në momentin që tentonte të kryente një vjedhje në një stan, në fshatin “Peshkëpi”. Gjatë përpjekjes për t’u larguar, ai braktisi automjetin pa targa, i cili u sekuestrua si provë materiale.
Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas është autor i dyshuar edhe për një tjetër rast vjedhjeje, të ndodhur më datë 28.11.2024, në të njëjtin fshat”, informon më tej policia.
Sendet e vjedhura u sekuaestruan si provë materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1120
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sarandë/ Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari! Prokuroria: U vetëmbrojt
31 Mars, 15:20
-
Arrestohet i riu zvicerian në Tiranë, i vodhi me dhunë një 52-vjeçari celularin (VIDEO)
31 Mars, 14:49
-
Në kërkim për moskallëzim krimi, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë
31 Mars, 13:20
-
Pamje fantastike/ Flamingot rikthehen në Lagunën e Nartës
31 Mars, 11:55
-
Hajdutëve në Lushnjë u dështon plani/ Tentojnë të vjedhin një biznes, por përfundojnë në kanal! Ikin pa kasafortën me para (VIDEO)
31 Mars, 09:54
-
16-vjeçari kapet duke drejtuar automjet të vjedhur në Vlorë, policia e ndjek në rrugët e qytetit për 30 minuta
30 Mars, 21:24
-
Turistët izraelitë: Mezi presim muzeun hebre në Vlorë! Mirënjohës shqiptarëve për strehimin gjatë luftës
30 Mars, 20:18
-
PERSONAZH/ Këpucari nga Vlora që nuk njeh lodhje, punon prej 52 vitesh: Sa të kem fuqi, do jem këtu
30 Mars, 20:08
-
Automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës/ Nuk ka të lënduar, ja çfarë dyshohet
30 Mars, 18:45
-
‘Veri -Jug’/ Në qytezën antike ilire të Orikut, peshkatari i vjetër rrëfen sekretet e punës: Deti më jep qetësi shpirtërore
30 Mars, 14:16
-
E dënuar me 1 vit burg për falsifikim parash, arrestohet 27-vjeçarja në Lushnjë
29 Mars, 11:14
-
Akuzat për falsifikim për pronat e kishës, Bido i përgjigjet Berishës nga Report TV: Sulme të frymëzuara nga Beleri! Dokumenti u mikrofilmua kur ishte Meta kryeministër
28 Mars, 21:29