Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës si autorë të 2 vjedhje të makinave. Muharrem Dajko 63-vjeç u kap duke vjedhur një automjet tip “Citroen”, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.
“Si rezultat i punës intensive hetimore për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë finalizuar 2 operacione për zbardhjen e 3 rasteve të vjedhjes/tentativës së vjedhjes së automjeteve. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:
-M. D., 63 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një automjet tip “Citroen”, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua”, njoftoi sot policia.
Ndërkohë autori tjetër, Denis Lamaj 40-vjeç dyshohet se ka vjedhur në fshatin Bishan, 1 automjet tip “Benz”, të cilin e ka braktisur më pas në qytetin e Orikumit. Disa orë më vonë ai dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet tip “Jeep” në Orikum.
“-D. L., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në fshatin Bishan, 1 automjet tip “Benz”, të cilin e ka braktisur më pas në qytetin e Orikumit.
Gjithashtu, disa orë më vonë, në qytetin e Orikumit, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet tip “Jeep”.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë vijojnë punën për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë









Komente
Komento