Luca Traini, 28 vjeç, me origjinë nga rajoni i Markeve, në momentin e arrestimit ka pohuar se ishte autori i gjestit. Në vitin 2017 ai ishte kandidat në zgjehdjet lokale në listën e Lega Nord, por nuk mori asnjë votë.
I gjatë 1,80 cm, me fizik atletik, qeros, ai zbriti nga makina, hoqi xhupin, mbante një flamur tringjyrësh mbi shpinë dhe u ngjit te shkallët e monumentit,. Më pas u kthye nga sheshi dhe bëri përshëndetjen fashiste. Më vonë mbërritën karabinierët dhe ai nuk kundërshtoi. Në veturën e tij u gjet pistoleta, një veshje ushtarake, mbi kruskot kishte pupla të bardha, shënime me stilolaps dhe shihe me ujë.
Rreth orës 11 kishte nisur të shkaktonte panik me një veturë Alfa 147, duke qëlluar nëpër rrugët e qytetit, pranë stacionit të trenit dhe në disa rrugica të tjera të njohura për shpërndarjen e drogës, ku jetonte personi i dyshuar si përgjegjës për masakrimin e Pamela Mastropietros.
Janë raportuar të paktën gjashtë të plagosur, të gjithë të huaj. Deri tani 5 persona kanë shkruar në spital dhe njëri prej tyre ndodhet në sallën e operacionit.
s.k/Shqiptarja.com












