Autori i masakrës në Kolorado:
statusi i fundit: Më vizitoni në burg

Autori i masakrës në Kolorado:<br />statusi i fundit: Më vizitoni në burg
DENVER- Autori i masakrës së Kolorados që vrau me breshëri plumbash 12 persona dhe plagosi rreth 50 të tjerë rezulton të ketë një profil në një nga sitet ku njihen cifte dhe kërkohet seks spontan dhe i shpejtë. Personi që duket në foton e profilit është shumë i ngjashëm me foton atentatorit e shpërndarë nga policia e Colorados. Në foto duket ai me flokët te kuqe dhe prane tij është një vajzë. Që të dy kanë fotografuar veten me nje pamje pak kërcënuese dhe tallëse.

James Holms në adresen e tij shkruan në një nga statuset kështu: Do më vizitosh në burg...nuk eshte e sigurt 100 perqind qe ai te jete autori i vertete por portreti është shume i ngjashem me autorin e masakres James Holms 24 vjec.

Ndersa njera nga viktimat e masakrës ne premieren e Batman, Jessica Redfild edhe ajo ne adresen e saj ne twiter ka shkruar vetem 20 minuta perpara fillimit te premieres. Gazetarët kanë zbuluar adresën e 20 vjecares në twiter e cila ëndërronte të bëhej nga gazetarë profesioniste. Statusi i fundit i Jesica është i tille" duhen edhe 20 minuta që të filloj premiera. Corriere della Sera shkruan se e reja i kish shpëtuar një tjetër atentati në 6 qershor ne kanada por nuk sqaron më tej.

Masakra e Colorados ndodhi një ditë më parë dhe grafika që ju shihni në ekran shpjgeon skenen sesi 24 vjecari ka hyrë në kinema i veshur si personazhi negativ i serialit batman dhe ka qëlluar mbi të pranishmit duke vrarë 12 persona dhe plagosur rreth 50 të tjerë.
(mk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)