Terroristi i cili u mori jetën 39 personave në një klub nate në Stamboll të Turqisë natën e ndërrimit të viteve, është trajnuar në Afganistan dhe flet 4 gjuhë të huaja, ka raportuar guvernatori i qytetit.
Ai identifikoi emrin e autorit si Abdulgadir Masharipov, i lindur në Uzbekistan në 1983.
Vasip Sahin, guvernatori i qytetit, është shprehur se Abdylkadir Masharipov besohet të ketë hyrë në Turqi ilegalisht në janar të vitit 2016.
Sahin deklaroi se Masharipov ka pranuar sulmin dhe se shenjat e gishtërinjëve të tij përputhen me ato që janë gjendur në vendin e ngjarjes.
“Terroristi pranoi autorsinë e krimit”, deklaroi kryebashkiaku Vasip Sahin për median.
“Ai ishte stërvitur në Afganistan dhe fliste katër gjuhë të huaja. Është një terrorist me një përgatitje stërvitore mjaft të mirë”, vijoi kryebashkiaku.
I dyshuari u arrestua në një apartament në lagjen “Esenyurt”, në pjesën evropiane të Stambollit.
39 persona humbën jetën si pasojë e sulmit terrorist në klubin ‘’Reina’’ në Stamboll.
[gallery]20611[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO