Këto janë pamjet që tregojnë momentin kur një person tenton të vjedhë Xhaminë Mbret në Elbasan.
Ai ka shqyer derën me levë dhe më pas hyn brenda me një çantë në dorë, por tentativa ka dështuar për shkak të alarmit që e ka trembur autorin.
Kësisoj autori nuk ka mundur të futet brenda ambienteve të xhamisë ku ndodhej arka dhe kasaforta. Pas aktivizimit të sinjalit ai është larguar dhe ende nuk është identifikuar.
Komento