27-vjeçari shqiptar i dha fund jetës në anijen 'Bibby Stockholm’, Avokati Hasani për Report Tv: Vetëvrasja po hetohet nga autoritetet britanike! Qeveria jep 7 mln në ditë për trajtimin e emigrantëve

Avokati, Naim Hasani, në një intervistë për emisionin "Sot Live në Shqipëri" Report Tv foli rreth ngjarjes së fundit, ku një  27-vjeçar shqiptar i identifikuar si,  Leonard Farruku nga Durrësi, i dha fund jetës në anijen Bibby Stockholm ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britaninë e Madhe.

Hasani zbulon arsyet pse u vonua identifikimi i shqiptarit, i cili u shpreh se “duhet të ketë një sistem vetingu të atyre që vijnë në këto qendra por mesa duket disa mund të jenë anashkaluar dhe për këtë Ministria e Brendshme po bën hetime bashkë me mjekësinë ligjore, prandaj e kanë vonuar edhe identitetin dhe njoftimin zyrtar për identitetin e personit i cili humbi jetën tragjikisht në këtë anije. Po bëhen hetime të nevojshme për shkaqe që mund ta kenë çuar në vetëvrasje 27-vjeçarin shqiptar dhe padyshim do të nxirren përgjegjësitë e duhura”.

Hasani foli gjithashtu edhe për deklaratën e motrës së viktimës e cila ka deklaruar se ajo kishte folur më parë me vëllain e saj, ku ky i fundit i kishte thënë se kushtet nuk janë të këqija por na trajtojnë si kafshë. Ai tha se “është e dhimshme të shoh bashkëkombas të mi shqiptarë që arrijnë deri në atë pjesë që të shprehin qartë se ata trajtohen në mënyrë ç’njerëzore”.

“Askush në Britani nuk duhet të ketë trajtim të tillë pasi ligjet janë shumë të forta dhe çdo zyrtar nuk duhet të abuzojë me pozitën e tij. Punonjësit në këtë anije mund të përfitojnë nga deklaratat ekstreme të disa politikanëve britanikë, pasi këto individë mund të kenë të rremë të lirë, duke menduar se pasi politikanët e përdorin këtë lloj gjuhe pse mos ta përdorim edhe ne në këto ambjente duke menduar se këta emigrantë vijnë në Britani dhe kërkojnë ndihmë nga ky shtet. Briatnia duhet të bëjë hetime të pavarura ndaj punës së qeverisë ”, tha Hasani

Ai tha se më tragjike është fakti se këto lajme dalin në pah vetëm kur humbin jetën qytetarë që i kanë besuar jetën e tyre Britanisë dhe ata humbin jetën në duart dhe nën mbikëqyrjen e këtij shteti.

Avokati foli edhe për anijen ‘Bibbby Stockholm’, i cili u shpreh se ‘kjo është një anije e marrë me qera nga qeveria britanike duke parë numrin e jashtëakonshëm të emigrantëve dhe faturat e larta mbi 7 milionë paund në ditë për të mbajtur zilkërkuesit, dhe ata vendosin të shikojnë mënyra të tjera për të mbajtur emigrantë gjatë kohës që çështja ishte në proces”.

“Kjo anije është një tip kampi, ku je i lirë për të shkuar dhe për të ardhur. Për të hyrë dhe për të dalur nga kjo anije, por është një tip qendër mbajtëse për emigrantët e paligjshëm. Qeveria britanike e ka emetuar si një sukses për t’i thënë emigrantëve që të mos guxojnë të vijnë në Britani sepse kushte të tilla i presin dhe nuk janë të mirëpritur në këtë vend. Disa kohë më parë kjo anije u mbyll sepse një sëmundje u zbulua në ujin që vinte dhe furnizonte ata që do të banonin aty dhe fatura e kësaj anije është mbi 22 milionë paund”, tha Hasani.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër