Autoritetet zgjedhore në Francë kanë paralajmëruar masa kundër ripublikimit të informacioneve të vjedhura nga ekipi i fushatës, të kandidatit të qendrës për president të Francës, Emmanuel Macron
Komisioni i kontrollit i fushatës elektorale franceze i bëri sot thirrje mediave për të mos transmetuar përmbajtjen e dokumenteve të brendshme të stafit elektoral të kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron publikuar në rrjetet sociale, si rezultat i një sulmi kibernetik, në prag të raundit të dytë zgjedhor.
“Ky institucion u mblodh sot në mëngjes për të marrë në shqyrtim dëmet e sulmit kibernetik që pësoi stafi i fushatës së Macron”, njoftoi ky organ në një deklaratë.
Disa dhjetëra mijëra dokumente të brendshme (email, dokumenta..) të rrethit të kandidatit të qendrës u publikuan dje në mbrëmje në rrjetet sociale dhe rishpërndarë masivisht nga llogaritë e bashkëpunëtorëve të ngushtë të ekstremit të djathtë, pak para fundit në mënyrë zyrtare të fushatës elektorale.
Ky zhvillim i fundit i paparashikueshëm regjistruar në orët e fundit të fushatës zyrtare mes dy raundeve me tensione të larta, u cilësua destabilizues nga ana e ish-ministrit të Ekonomisë, i cili do të përballet të dielën me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, në raundin e dytë të presidencialeve.
Komisioni theksoi se shpërndarja apo rishpërndarja e informacioneve me këto të dhëna, të siguruara në mënyrë abuzive, sipas të gjitha gjasave aludohet të jetë përzier me informacione të rreme, mund të cilësohet një vepër e pastër penale.
Macron do të përballet me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 7 maj.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com