Autoriteti i Hapjes së Dosjeve takim
me deputetët, Sula rrëfen sfidat

Autoriteti i Hapjes së Dosjeve takim<br />me deputetët, Sula rrëfen sfidat<br>
Një vit nga krijimi i Autoritetit për informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë bënë një takim në ambientet provizore pranë gardës së Republikës, për të njohur aktivitetit e deritanishëm të këtij institucionit dhe vështirësitë në procesin e hapjes së dosjeve.

Pas prezantimit të plan projektit të godinës së re, ku do të zhvendoset Autoriteti, kryetarja Gentiana Sula, bëri një prezantim të punës së deritanishme por edhe sfidave të mëdha me të cilat përballen çdo ditë gjatë procesit të hapjes së dosjeve.

“Siç jeni në dijeni ne na është dhënë një godinë nga qeveria, godina është goxha e përshtatshme, 3000 m katror që do na lejojë ne të mbledhim gjithë arkivin brenda dhe të sistemojmë qoftë ambientin për digjitalizimin për përpunimin, për restaurimin e mjeteve qoftë për bibliotekën që ka filluar të krijohet që tani”, tha kryetarja Gentjana Sulaj.

Në këtë takim mes anëtarëve të autoritetit dhe deputetëve u ndanë edhe impresionet nga vizita e dy prej këtyre anëtarëve në Uashington me rastin e 100 vjetorit të revolucionit bolshevik.

Ngacmuar nga ndërhyrja e zotit Mirakaj, mbi ndërhyrjet që duhen bërë në kurrikulat shkollore, disa prej deputetëve ndërhynë me pyetje dhe komente rreth këtij argumenti por edhe sfidave me të cilat përballet autoriteti për informim mbi dosjet e ish sigurimit të shtetit.

“Me datën 7, megjithëse presidenti Trump ishte në Vietnam a Kore, a nuk e di se ku ishte, datën 7 e quajti ditën e viktimave të komunizmit. Ndërsa ne këtu, nuk është për t’u mburrur por është fatkeqësi të bësh 44 vjet dhe mos të dinë studentët se çfarë kanë humbur. Si dënohet njeriu pse ka dëgjuar një këngë, pse ka shkruar një poezi, vriten dy poetë”, shtoi Simon Mirakaj.

“Temat e masterit janë nga 100-150 se kemi shumë, kështu që më tepër këmbëngulni doktoratura në  master, shkencor, studentë me master shkencor në histori, në marrëdhënie ndërkombëtare apo sociologji, keni më shumë studentë dhe keni më shumë hapësira për të dhënë tema, sa studentët akoma janë që të iu funksionojë projekti”, tha deputetja Valentina Duka.

Propozimi i bërë në Kuvendin e Shqipërisë me 23 gusht për ta shpallur këtë ditë si dita e viktimave të sistemeve totalitare, u çua më tej në takimin me deputetët, ku u kërkua të shqyrtohet kjo kërkesë për të bërë ndryshime në ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat