Autoriteti i Konkurrencës vë nën
hetim kompanitë e sigurimit

Autoriteti i Konkurrencës vë nën <br />hetim kompanitë e sigurimit
Pas rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm për automjetet, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hap një hetim paraprak në tregun e sigurimeve. Kreu e Komisionit të Konkurrencës, Lindita Milo, ka konfirmuar, se pas mbledhjes së informacioneve, është vendosur zyrtarisht hapja e një hetimi. Kompanitë e sigurimeve dyshohen se kanë lidhur marrëveshje të ndaluar për të fiksuar çmimet.

Që nga 1 shkurti Agjencitë e sigurimeve kanë rritur vlerën e sigurimit të automjetit.

Nëse më herët për një makinë me kapacitet motorik mbi 1600 cm3, çmimi varionte diku te 6.3 mijë lekë, tashmë kjo vlerë është standarde 14.6 mijë lekë për të njëjtën makinë. Mësohet se për makinat me kapacitet motorik deri në 1600 cm3, primi i sigurimit është 14 mijë lekë.

E vetmja kompani që ka vendosur të thyejë atë që duket qartë një marrëveshje e fshehtë është Insig. Shoqëria në pronësi publike i ka ulur çmimet për sigurimin e detyrueshëm në rreth 10 mijë lekë, ose rreth 29% më lirë se kompanitë e tjera.

Kjo lëvizje e Insig përgënjeshtron pretendimet e kompanive të sigurimit se tarifat e reja ishin imponuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Vetë AMF ishte distancuar pjesërisht nga një qëndrim i tillë. AMF nuk ka përcaktuar tarifa të detyrueshme. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë