Autoriteti i Ushqimit: Buka të
shitet vetëm me ambalazh letre

Autoriteti i Ushqimit: Buka të <br />shitet vetëm me ambalazh letre
TIRANË – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) i ka kërkuar prodhuesve të bukës në vend, që të fillojnë të shesin bukën e ambalazhuar në letër dhe jo në plastikë. Gjatë një takimi të premten në Tiranë, Drejtorët e Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe prodhues të bukës, diskutuan për forcimin e kontrollit në tregun e prodhimeve të brumit dhe veçanërisht të bukës, për cilësinë e miellit dhe peshën e bukës. Prodhuesit kërkuan që të mbyllen furrat e paliçencuara, të kontrollohen jo vetëm furrat, por dhe dyqanet ku shitet buka. Sipas tyre, në matjen e cilësisë nuk duhet të përdoren standardet ISO, por norma të tjera pasi ky është prodhim artizanal. Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Genc Juka deklaroi se, standardet nuk do të ndryshohen, por do të respektohen të gjitha normat teknike dhe higjieno-sanitare. Juka e quajti të papranueshme prerjen e bukës në makineri, si një proçes jo higjenik. Gjatë këtij takimi, prodhuesit e bukës e vlerësuan si vlerë te përballueshme nga ata, koston e ndërrimit të ambalazhit të bukës nga qese në letër. Aktualisht në vendin tonë numëron rreth 2000 prodhues buke. Industria e prodhimit të bukës është një nga kontribuesit më të mëdhenj të industrisë ushqimore në Shqipëri. Sipas të dhënave nga MBUMK-ja në vitin 2011 ky sektor kontribuojë me rreth 34%.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024