Autorizimi/ Meta-Bushati takim
sqarues në presidencë

Autorizimi/ Meta-Bushati takim<br />sqarues në presidencë<br /><br>
Me kërkesë të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, është zhvilluar so një presidencë një takim mes këtij të fundit dhe kreut të shtetit Ilir Meta.

Takimi është zhvilluar mëngjesin e sotëm dhe ka zgjatur disa minuta.

Biseda e Bushatit dhe Metës është përqëndruar te letër-këmbimet për plotfuqishmërinë lidhur me nisjen e negociatave për një marrëveshje ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Të dyja palët kanë sqaruar pozicionet përkatëse.

Bushati ka shprehur gatishmërinë që t’i përgjigjet sa më shpejt informacionit shtesë që i ka kërkuar Meta.

Disa ditë më parë Meta tha se kishte kërkuar sqarime të mëtejshme nga MEPJ.

Sot Meta takoi edhe ambasadoren e Greqisë në Tiranë.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im