Autorizimi nga Meta për detin,
Bushati: Jemi afër momentit

Autorizimi nga Meta për detin,<br />Bushati: Jemi afër momentit<br /><br>
Pak kohë më parë kryeministri Edi Rama paralajmëroi se homologu i tij grek Tsipras do të vizitonte Shqipërinë në muajin Prill. Bushati u shpreh sot se ende nuk ka një datë se kur Kryeministri grek do të vizitojë Shqipërinë. Duket se gjithçka varet nga autorizimi që Presidentit Meta do të japë për Bushatin për të nisur negociatat për kufirin detar.

Ka kohë që punohet për një vizitë në nivelin e kryeministrit grek në Shqipëri. Nuk ka ende një datë apo afat të finalizuar për këtë gjë. Vizita është e rëndësishme në vetvete, sepse presim që përmes kësaj vizite të shënohet një hap i ri pozitiv në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, por nga ana tjetër puna e përbashkët po vazhdon.

Siç e dini Greqia para pak ditësh, njoftoi tërheqjen nga rezerva e vulës apostille, çka i kursen shqiptareve që jetojnë dhe punojnë në Greqi rreth 6.7 milionë euro në vit. Në javët në vijim, do të kemi një tjetër lajm pozitiv për të cilin po punojnë ministritë respektive për sa përket njohjes së ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve, një proces i cili gjithashtu do të çlirojë energji pozitive sidomos në fushën e shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve tona”.

Duke u ndalur te marrëveshja e detit, Bushati tha se jemi në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin e Republikës, të cilit i është vendosur në dispozicion informacioni që kërkoi për grupin negociator. Bushati theksoi se jemi afër momentit kur ekipi shqiptar të ulët në tryezë më ekipin grek me shpresën se do të arrijmë një marrëveshje të re.

Në nivelin e ekspertëve po punohet për të jetësuar të gjithë paketën e çështjeve për të cilat palët kanë rënë dakord që do të duhet të bisedohet dhe natyrisht, përsa i përket fillimit të bisedimeve për një marrëveshje të re për delimitimin e zonave detare, e kam fjalën këtu për detin territorial, për zonën ekskluzive ekonomike dhe shelfin ekomomik, ne jemi në kontakt të vazhdueshme me Presidentin e Republikës.

Siç e dini, Presidenti i Republikës ka kërkuar informacion për çështje specifike të cilat shkojnë në disa raste edhe përtej fokusit dhe kompetencës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kemi kryer gjithë procesin e koordinimit edhe me institucionet e tjera dhe i kemi dorëzuar Presidentit gjithë informacionet që ai ka kërkuar.

Besoj që jemi afër momentit kur ekipi shqiptar të ulët në tryezë më ekipin grek me shpresën se do të arrijmë një marrëveshje të re në këtë fushë e cila besojmë se do të jetë një marrëveshje më e mirë, nuk diskutohet se ajo e 2009-ës, më e drejtë, me e ndershme dhe në fund të ditës, një marrëveshje që do të çlirojë energji pozitive në marrëdhëniet midis dy vendeve tona” përfundoi ai.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset