Autoshkollat protestojnë
kundër Kodit Rrugo

Autoshkollat protestojnë<br />kundër Kodit Rrugo
TIRANE- Autoshkollat e Tiranës kanë ndërprerë për një afat të pacaktuar provimin e teorisë dhe të praktikës për marrjen e lejes për drejtues automjeti. Shkak për këtë veprim ekstrem janë bërë ndryshimet në kodin rrugor, ndaj të cilave 65 autoshkolla të kryeqytetit kanë protestuar dje. Gjithashtu ata kanë ndërprerë edhe marrëdhëniet me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. Gjatë protestë së zhvilluar gjatë ditës së djeshme, drejtuesit e shoqatës jo vetëm që nuk i kanë kursyer akuzat për korrupsion ndaj kësaj drejtorie si dhe kërkojnë të mos paguajnë më tarifën e rilicencimit prej 40 mijë lekësh, që sipas tyre me ndryshimin në Kodin Rrugor është e paligjshme. Përfaqësuesit e këtyre shoqërive kërkojnë edhe heqjen e tarifës prej 900 lekësh për autorizimin e praktikës së mjetit, si dhe një sërë pikash që rregullojnë veprimtarinë e autoshkollave. Kreu i Shoqatës, Tonin Gjinaj rendit kërkesat e autoshkollave dhe nëse nuk zgjidhjet kjo situatë, paralajmëron protesta masive deri në grevë urie. “Na u premtua se do të ndryshohen udhëzimet që do të rregullojnë aktivitetin e autoshkollave, jo vetëm që nuk u zbatua kjo, por në Tiranë mund të themi se u kthye një patentë një votë. Autoshkollat janë në prag falimentimi. Në Tiranë ka autoshkolla të korruptuara të lidhura drejtpërsëdrejti me Ministrinë e Transportit ose me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor”, - ka akuzuar dje Tonin Gjinaj, kryetar i shoqatës së Autoshkollave, Dega Tiranë. Gjithashtu, Tonin Gjinaj shprehet se “ndryshimi u bë vetëm për të futur duart e pista në xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe nuk bënë asgjë për të ndryshuar rregulloren”. Ndërsa, ky kod i rrugores ka prekur aktivitetin e autoshkollave, shoqata thotë se ka kërkuar prej kohësh bisedime dhe marrëveshje me Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor. Nëse, mes Drejtorisë Rajonale dhe Shoqatës se Autoshkollës nuk gjendet një gjuhë e përbashkët, këto të fundit paralajmërojnë grevë urie.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)