Autostrada mbushet me kanaçe birre në Florida, 5 kamionë përfshihen në një aksident rrugor

Autostrada mbushet me kanaçe birre në Florida, 5 kamionë përfshihen në një aksident rrugor

Pamje nga aksidenti në Florida

SHBA- Një autostradë në Florida u bllokua të mërkurën nga mijëra kanaçe birre, të cilat u shpërndanë në rrugë pas një aksidenti. Të gjitha korsitë u mbyllën pasi gjysmërimorkiot që mbanin shishet e birrës u përplasën me 5 kamionët e parkuar në anë të rrugës.

Fotot e marra në vendngjarje nga Patrulla e Autostradës në Florida tregojnë aq shumë kuti dhe kanaçe birre të shpërndara , saqë rruga mezi shihet. Autostrada u rihap disa orë më vonë. Raportohet se drejtuesit kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Sipas të dhënave paraprake, u raportua se " mjetet që kishin ndaluar në anë të rrugës, po ndihmonin një automjet të aksidentuar dhe kamioni me birrë, i cili nuk mundi të frenonte në kohë. Fatmirësisht, aksidenti përfundoi vetëm me lëndime të lehta."

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Ndihmuan shqiptarët të kryenin grabitje në Portugali dhe Spanjë, arrestohen dy bashkëpunëtoret

Ndihmuan shqiptarët të kryenin grabitje në Portugali dhe Spanjë, arrestohen dy bashkëpunëtoret