Autostrada Shqipëri-Kosovë
pak impakt për ekonominë

Autostrada Shqipëri-Kosovë<br />pak impakt për ekonominë
TIRANE- Autostrada Kosovë-Shqipëri nuk do të t'i hyjë aspak në punë, zhvillimit ekonomik të të dy shteteve, veçanërisht Kosovës.

Një studim i detajuar i Observatorit të Trafikut në Europën Jug-Lindore (SEETO), tregon se ndërtimi i autostradës në të dy shtetet shqiptare nuk do të sjellë rritjen ekonomike, në këtë rast për Kosovën, por do të përmirësojë qarkullimin mes njerëzve, sepse shkëmbimet tregtare të Kosovës e më tej, bëhen me anë të rrugëve dhe porteve të tjera, duke shmangur në maksimum rrugët dhe portet e Shqipërisë.

Instituti Ballkanik i Politikave, institut i pavarur dhe jo-fitimprurës, me seli në Prishtinë, thotë se kontrata 700 milionë euro e Qeverisë së Kosovës me konsorciumin
Amerikano-Turk "Bechtel- Enka" për të ndërtuar autostradën Morinë-Prizren- Prishtinë-Merdare është e pajustifikuar.
Detajet e studimit te Observatorit të Trafikut në Europën Jug-Lindore mund ti lexoni sot në Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital