Autovision Iveco inauguron showroom-in e ri me surpriza, lançohen dy makina të reja

Nën një atmosferë fantastike, përgatitur në çdo detaj, AutoVision Iveco inauguroi showroom-in e ri.  Bashkë me showroom-in, u prezantua dhe servisi i ri i Autovision, kryefjalë e të cilit është teknologjia e avancuar bashkëkohore dhe stafi i trajtuar periodikisht , si dhe një gamë e gjerë të pjesëve të pjesëve të këmbimit origjinale, të certifikuara nga IVECO.

Administratorja e Auto-Vision Loreta Beqaraj tha se ishte  showroom-i i ri ishte një sfidë në një kohë të vështirë.

"Jemi krenar që ndodhemi sot për t'ju prezantuar sallonin tonë modern por edhe servisin e ri. Më duhet ta pranoj që ka qenë një sfidë e vështirë ndërtimi i një salloni të tillë pasi ka qenë një kohë e vështirë pandemie, por ia dolëm me vendosshmërinë tonë", Loreta Beqaraj, CEO Autovision.

Presidenti i Kompanisë Behar Çukaj rezervoi një përshëndetje të veçantë për klientët, për të cilët tha se janë zemra e biznesit.

"Një përshëndetje të veçantë dua të jap për klientët tanë, ata janë zemra e biznesit tonë dhe na shoqërojnë e na kritikojnë e gjithmonë po rritemi së bashku", tha presidenti i Kompanisë Behar Çukaj

Pjesë e inaugurimit të showroom-it të ti u bë edhe Drejtori Rajonal i Iveco, Emilio Parato.

"Ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu sot, është shumë kënaqësi që po festojmë sot këtë moment. Shumë sfida na presin për të sjellë risi teknologjike. Jam i lumtur që këtu për të na mbështetur kanë ardhur dhe parnerë nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi", shprehet Emilio Parato. 

Pjesë e surprizave të inaugurimit, ishte lancimi  i 2 modeleve të reja të automjeteve të vitit 2021,  T-Way dhe New Daily.

Administratorja e Auto-Vision tha se me këtë investim gjigant kjo kompani synon zhvillimin e këtij sektori fitimprurës edhe për Shqipërinë.  

"Me këtë investim gjigant të autovision Iveco dëshiron ti japë hov këtij biznesi në Shqipëri dhe t’i  bindim bizneset shqiptare që të investojnë në mjetet e punës, aty ku duhet. Këto mjete janë si vepra arti, është investim që mund të të kthehet shumë shpejt", tha Loreta Beqaraj.

E krijuar në kanar të vitin 2017 Autovision Iveco është distributor zyrtar i markës IVECO për Shqipërinë, liderit në treg për automjete, të transportit, automjete specifike të punës me kapacitet të mesëm dhe të rëndë, por nëpërmjet çmimeve konkurruese ofron edhe asistencë teknike, servis dhe pjesë këmbimi origjinale. Autovision Iveco është pjesë e Bolv Group.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 01/10/2021 11:24

    Lançon????? Akoma me keto fjale pa kuptim?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini