Avantazhi kryesor i kartës së shëndetit lidhet me lehtësimin e pacientëve dhe shkurtimin e kohës së marrjes së shërbimeve shëndetësore.
Më konkretisht:
§ Karta e shëndetit lehtëson pacientët, sidomos pensionistët apo veteranët të cilët nuk kanë nevojë të rinovojnë periodikisht kartën, sikurse ndodh sot me konsumimin e fletëve të librezës së shëndetit. Më konkretisht, një pensionist i cili sot ka nje libreze shendetesore dhe i kane mbaruar fletet e librezes – duhet te shkoje ne te njejten pike ku sot merr librezen e shendetit dhe te kete me vete librezen e vjeter dhe karten e identitetit. Punonjesi yne ne piken e shperndarjes - i printon ne vend karten e re – te cilen e ka pergjithmone, pra nuk ka nevoje ta rinovoje.
§ Fale kartes se shendetit, shkurtohet edhe koha e pritjes së pacientëve sa herë vizitohen pranë mjekut të familjes, pasi mjekët nuk do të jenë më të detyruar të plotësojnë faqet e librezës për çdo recetë të lëshuar.
§ Pacienti do të marrë më shpejt shërbimin në farmaci për recetat e rimbursueshme, pasi evitohet koha e pritjes për regjistrimin e fletëve të librezës.
§ Nje tjeter avantazh i kartes se shendetit është se ajo eshte e printuar , ndersa libreza shëndetësore plotësohet me dorë.
§ Gjithashtu karta realizon lidhjen e ID kombëtare me personin përfitues, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e të dhënave me institucione të tjera në sistem
Kush përfiton nga karta e shëndetit?
Përfitojnë të gjithë të siguruarit: të punësuar të vetëpunësuar, të siguruar vullnetarisht, fëmijët, invalidët, pensionistët, gratë shtatzëna, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, punëkërkuesit, viktimat e trafikimit etj.
Si perfitohet karta? Cila eshte rruga qe ndjek nje i siguruar per t’u pajisur me karte shendeti.
Po marrim disa shembuj konkret.
Nje pensionist, i cili sot ka nje libreze shendetesore dhe i kane mbaruar fletet e librezes – ai duhet te shkoje ne te njejten pike ku sot merr librezen e shendetit dhe te kete me vete librezen e vjeter dhe karten e identitetit. Punonjesi yne ne piken e shperndarjes - i printon ne vend karten e re – te cilen e ka pergjithmone, pra nuk ka nevoje ta rinovoje.
Shembull tjeter:
Ju jeni nje i punesuar qe keni nje libreze shendetesore se ciles I ka skaduar afati. Ju duhet te shkoni ne te njejten pike ku keni marre librezen e shendetit per tu pajisur me karten e re. Duhet te keni me vete karten e identitetit dhe librezen e kontributeve. Operatori yne me te dhenat qe I ka ne sistem, ju printon ne vend karten e re.
Shembull tjeter:
Psh jeni i punesuar dhe keni paguar rregullisht kontributet, por nuk keni patur asnjehere libreze shendetesore. Si mund te pajiseni me karte shendeti ne kete rast.
Nese nuk jeni i regjistruar prane mjekut te familjes, duhet te zgjidhni nje mjek ne qendren shendetesore te zones ku ju banoni. Mjeku qe ju perzgjodhet, ju regjistron ne regjistrin elektronik te pacienteve te tij. Pas kesaj, ju shkoni ne piken e shperndarjes se kartes se shendetit, duke patur me vete me karten e identitetit dhe librezen e kontributeve.








