Avdullah Hoti kryeministër, politika shqiptare uron qeverinë e Kosovës: Suksesi interes kombëtar

Avdullah Hoti kryeministër, politika shqiptare uron qeverinë e Kosovës: Suksesi interes kombëtar

Politika shqiptare ka uruar qeverinë e re të Kosovës, e cila u formua  nga koalicioni LDK-AAK-Nisma-minoritetet, me kryeministër Avdullah Hotin.

Kryeministri Edi Rama i uroi suksese qeverisë së re por dhe opozitës të zhvillojnë misionin e tyre në shërbim të popullit. Nga ana e tij kryetari i PD-së, Lulzim Basha përmendet sfidat e qeverisë së re, ndërsa thekson se PD do të jetë në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:49
Ruçi uron Hotin: Qeveria e re do të kontribuojë që Kosova të bëhet një faktor i rëndësishëm në rajon

 

Edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i dërgoi sot një letër urimi Kryeministrit të ri të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e zgjedhjes nga Kuvendi të Qeverisë së re. Sipas Ruçit, qeveria e re e Kosovës do të përmbushë me sukses misionin dhe objektivat e saj, në shërbim të aspiratave të qytetarëve të Kosovës për zhvillimin, mirëqenien dhe integrimin euro-atlantik të Republikës

“Jam i bindur se nën lidershipin dhe me përvojën Tuaj qeverisëse, Qeveria e re e Republikës së Kosovës do të përmbushë me sukses misionin dhe objektivat e saj, në shërbim të aspiratave të qytetarëve të Kosovës për zhvillimin, mirëqenien dhe integrimin euro-atlantik tëRepublikës.

Shpreh gjithashtu besimin se Qeveria e re do të kontribuojë që Republika e Kosovës të bëhet një faktor i rëndësishëm për zhvillimin, fqinjësinë e mirë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Kuvendi i Shqipërisë do të forcojë e zgjerojë bashkëpunimin me Kuvendin, Qeverinë dhe institucionet e Kosovës dhe do të vazhdojë të kontribojë për fuqizimin e rolit të Republikës së Kosovës në zhvillimet rajonale e më gjerë.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në letrën e urimit drejtuar Kryeministrit të ri të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.

Ora 19:12
Cakaj uron Qeverinë e re të Kosovës: Përkushtim për të thelluar bashkëpunimin

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, me anë të një postimi në tëitter, është shprehur për krijimin e qeverisë së re të Kosovës. Kryediplomati, ka përgëzuar krijimin e Qeverisë, nën udhëheqjen e Kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe po ashtu ka uruar Ministren e Jashtme, znj. Meliza Haradinaj Stublla, për marrjen e detyrës.

“Ne riafirmojmë përkushtimin tonë për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve tona dhe për të ruajtur orientimin pro Bashkimit Evropian dhe pro amerikan.”- ka përfunduar Cakaj postimin e tij.

Ora 18:52
Qeveria e re e Kosovës, Basha: PD në krah, suksesi në interes të të gjithë shqiptarëve

Formimin e qeverisë së re të Kosovës e ka përshëndetur edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një reagim në Facebook, Basha përmendet sfidat e qeverisë së re, ndërsa thekson se PD do të jetë në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

"Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë. I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj. Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve", shkruan Basha.

Ora 18:08
Rama uron qeverinë e re në Kosovë: Mori fund periudha e përpëlitjeve të maturimit demokratik

Kryeministri Edi Rama ka uruar qeverinë e re në Kosovë, e cila u formua  nga koalicioni LDK-AAK-Nisma-minoritetet, me kryeministër Avdullah Hotin. Rama duke i uruar suksese qeverisë së re por dhe opozitës të zhvillojnë misionin e tyre në shërbim të popullit. Rama shprehet se kjo ka qenë një periudhë përpëlitjesh  në procesin e maturimit demokratike të Kosovës, por që e ardhmja t'i gjejë qeveri e opozitë së bashku me punë të mira.

"U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën", shkruan Rama.

Qeveria e re u mandatua pas rrëzimit të qeverisë Kurti me mocion mosbesimi në Kuvend nisur nga LDK, që ishte aleati i tij në qeveri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja