Aventura, fat për beqarët dhe lekë/ Zbuloni parashikimin e horoskopit për sot

Aventura, fat për beqarët dhe lekë/ Zbuloni parashikimin e horoskopit për sot

DASHI
Nëse jeni ne një lidhje duhet patjetër te gjeni pak kohe te lire për ta kaluar me partnerin tuaj sot. Po e late atë shume pas dore mundet edhe ta humbisni. Beqaret me mire te mos nxitohen ne mënyrë qe te mos lëndohen. Le t'i marrin gjerat si t'iu vijnë. Buxhetin me ne fund do arrini ta menaxhoni si duhet dhe nuk do ju linde as problemi me i vogël ne këtë sektor.

DEMI
Dite e mbushur me vështirësi te njëpasnjëshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni kontradikta për gjithçka dhe nuk do ndiheni aspak te qete. Beqaret me ne fund do e gjejnë princin e tyre te kaltër dhe e gjithë jeta do ju ndryshoje brenda disa orëve. Merkuri do ju nxite te jeni me te organizuar me dhe me largpamës me financat. Gjendja do filloje te stabilizohet.

BINJAKET
Bashkëpunimin dhe harmoninë qe keni ju me partnerin do e kenë zili qe te gjithë sot. Do ndiheni te plotësuar dhe nuk do keni me çfarë te kërkoni tjetër nga yjet. Beqaret do takojnë persona interesante gjate një ngjarjeje rastësore apo gjate një takimi pune. Buxheti nuk do jete i keq, por dëshira juaj e shfrenuar për te shpenzuar pafund mund te sjelle disa tronditje.

GAFORRJA
Ka rrezik qe sot te ketë goxha stuhi ne jetën tuaj ne çift. Mund te konfliktoheni me partnerin edhe për gjerat me elementare. Beqaret duhet te bëjnë ende durim ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Po u nxituan do bëjnë gabime dhe do vuajnë. Financat nuk do jene aq te shumta sa te bëni çdo lloj shpenzimi qe do ju vije ne mendje.

LUANI
Duhet te bëni patjetër me shume lëshime ne jetën tuaj ne çift sot sepse ne te kundërt keni për te pasur probleme serioze. Partneri do ketë nevoje jetike edhe qe t'ia shprehni me tepër ndjenjat. Beqaret nuk do ndihen gati për te bere ndryshime te statusit dhe do i refuzojnë ftesat. Buxheti do ketë goxha përmirësime. Shfrytëzojeni rastin për te bere investimet e domosdoshme.

VIRGJERESHA
Ndikimi i planetëve tek jeta juaj ne çift do jete i madh sot. Pas një mëngjesi te acarte dhe delikat, do jeni me te logjikshëm dhe do i sqaroni te gjitha. Pasditja dhe mbrëmja do jene fantastike. Beqaret duhet te tregohen sa me te matur sepse disa persona do kërkojnë thjesht te kalojnë disa çaste intime me ta. Ne planin financiar do ju duhet me shume se kurrë maturi dhe kujdes.

PESHORJA
Do keni shume mosmarrëveshje me partnerin tuaj sot, pasi ne çdo moment do e kritikoni për veshjen, sjelljen dhe gjithçka. Ndaluni sa pa qene ende vone. Beqaret do kenë një dite romantike dhe te mbushur me takime fantastike. Është e padiskutuar qe sot do e ndryshojnë statusin. Financat do jene shume here me te mira se disa kohe me pare. Përfitoni nga kjo mundësi.

AKREPI
Dielli do rilinde sot për juve qe jeni ne një lidhje. Here pas here do mendoni te merrni edhe vendime shume te rëndësishme. Beqaret do jene te lire te bëjnë çfarë te duan dhe ne fakt mundësitë nuk do ju mungojnë për asnjë moment. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do i bëni me kujdes llogarite kur te shpenzoni dhe kjo do jete një nga pikat tuaja te forta.

SHIGJETARI
Sot do ndodhin gjera te jashtëzakonshme për juve qe jeni ne një lidhje. Te dy do ndiheni te zhbllokuar dhe do i shprehni ndjenjat pafund. Çdo çast ka për te qene si neper ëndrra. Beqaret do krijojnë iluzione te kota dhe kjo do i zhgënjejë pafund. Buxhetin do e keni nen kujdes dhe kjo do shmange problemet dhe vështirësitë. Mundohuni qe edhe shpenzimet t'i kryeni me largpamësi.

BRICJAPI
Duhet te kujdeseni me tepër për partnerin tuaj gjate kësaj dite, pasi po e late pas dore mund te përballeni me vështirësi te njëpasnjëshme. Beqaret do jene strikte dhe do përzgjedhin shume. Vetëm disa mund te gjejnë persona te përafërt me ata qe kane ëndërruar. Buxheti nuk do jete aspak i keq, megjithatë mundohuni te shpenzoni me kursin qe te siguroni edhe te ardhmen.

UJORI
Bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot për ju te dashuruarit. Nuk do keni për çfarë te qaheni sepse partneri do mendoje t'iu surprizoje ne çdo moment. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Do jete ne dorën e tyre nëse do përfitojnë apo jo. Buxheti do jete i mire ne çdo moment dhe mund te bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

PESHQIT
Sot do i shihni gjerat me një sy tjetër ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do filloje te përmirësohet. Komunikimi do jete ai qe do e mbaje ndezur zjarrin e dashurisë. Beqaret pas kaq shume kërkimesh do e gjejnë personin me te cilin do jene gati te krijojnë familje. Ne planin financiar do merrni masa strikte dhe gjendja do ju stabilizohet shpejt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja