Aviacioni Civil i heq licensën
për fluturim Albanian Airlines

Aviacioni Civil i heq licensën<br />për fluturim Albanian Airlines
Permes nje letre te shperndare ne mbremje, kompania ajrore me flamur shqiptar albanian Airlines, ben te ditur se Aviacioni Civil i ka revokuar licensen per fluturim. Tremjie pasagjere qe kishin prenotuar bileta mbesin në toke. Kjo kompani akuzon Aviacionin Civil se favorizon kompanine Belleair.

Ja deklarata:

"Arsyeja që ju shkruajmë sot ka të bëjë me një veprim të padrejtë që ka ndodhur sot ndaj kompanisë Albanian Airlines me një vendim pa paralajmerim të lëshuar nga Autoriteti I Aviacionit Civil të Repubikës së Shqipërisë. Vendim I cili revokon certifikatën e operimit ajror (AOC-Al 065). Kjo nënkupton bllokimin e operimit të kompanisë në një mënyrë të padrejtë, duke sjellë si pasojë anullimin e fluturimeve.
Heqja e kësaj certificate bie në kundërshtim me vendimin e marrë nga kjo drejtori katër muaj më parë, në 25 korrik 2011, ku pas prezencës së vazhdueshme të auditit nga Autoritetet Nacionale të Aviacionit Civil Shqiptar si dhe Auditoreve Nderkombetar te Nenkontraktuar nga ky autoritet, kompania Albanian Airlines kaloi me sukses këtë kontroll dhe rinovoi certifikatën e operimit ajror për 15 muaj,afat maksimal I mundshem.Kjo tregon që Albanian Airlines ka qënë gjithmonë konform rregullave të Bashkimit Europian dhe në kooperim të mirë me Auditet dhe Autoritetet Shqipetare dhe te Huaj,cka është faktori më I rëndësisishëm në sigurinë dhe besueshmërië e operimeve.

Vec këtij vendimi abuziv, Aviacioni Civil na ka “këshilluar” që të mbrojmë pasagjerët tek kompania konkuruese “Belle Air”. Kjo është një shprehje e qartë e interesave klienteliste dhe konkurrencës së padrejtë. Forma dhe përmbajtja e kësaj letre është abuzive dhe sjell pasoja të pariparueshme të karakterit ekonomik dhe social, duke qënë kështu dhe një antireklamë e pamënjanueshme për kompaninë tonë. Kjo tregohet edhe me faktin që lajmi për revokimin e certificates Operimit Ajror u publikua në media, para sesa të mbërrinte në zyrat e komanisë sonë.

Shoqeria do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore të mundshme për të mbrojtur veten nga ky veprim I padrejtë, dhe në të njëjtën kohë siguron pasagjerët tanë që pavarsisht kësaj tentative për ta dëmtuar kompaninë Albanian Airlines, ne do të jemi këtu për tu shërbyer atyre ashtu si u kemi shërbyer gjithmonë.
Kompania dhe stafi I saj do te vazhdoje punën e tyre per te zgjidhur kete situate.

NE MENGJES U BLLOKUA 4 AVIONE
Katër avionë të kompanive shqiptare të fluturimit “Albania Airlines” dhe BelleAir” nuk do të fluturojnë më. Vendimi është marrë nga Autoriteti shqiptar i Aviacionit Civil.

Avionët, hiqen nga qarkullimi pasi nuk plotësojnë kriteret e detyruara nga Komisioni Europian për rregullat e fluturimit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri I Transporteve Sokol Olldashi.

PROBLEME ME FLUTURIMET
Vetëm gjatë ditës së djeshme shumë pasagjerë të cilët kishin prenotuar të udhëtonin me BelleAir denoncuan në media probleme serioze me vonesat, anulimet e avionëve, por dhe mohimin e respektimit të të drejtave të udhëtarëve, siç parashikon karta e Bashkimit Europian.

KUVENDI MIRATON LIGJIN PER AUTORITETIN E AVIACIONIT CIVIL
Kuvendi miratoi sot me votat e deputetëve të maxhorancës dhe opozitës ratifikimin e një marrëveshje ndihme me qeverinë e SHBA-së "për një qeverisje të drejtë dhe demokratike", si dhe disa ndryshime në ligjin "Për autoritetin e aviacionit civil". Ministri i Transporteve Sokol Olldashi tha se me ndryshimet e propozuara, në konsulencë dhe me Bashkimin Europian, Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) merr një pavarësi thuajse të plotë. Sipas tij, "AAC sot ka kompetenca të plota edhe në miratimin e rregulloreve teknike, ku nuk duhet të ndërhyjë politkbërja e qeverisë, si dhe në hartimin e buxheteve të brendshme".

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore