Linja ajrore shqiptare do të nisë fluturimet brenda këtij viti.

Pas njoftimit për krijimin e saj nga kryeministri Edi Rama në Turqi, lajmi është konfirmuar nga “Turkish Airlines”. Kompania është duke asistuar qeverinë shqiptare në themelimin e kompanisë vendase.

Burime nga Kryeministria bëjnë të ditur se kompania do të jetë private. Sipas tyre, fillimisht ajo do të funksionojë me operacione në shkallë të vogël, por me kalimin e kohës numri i fluturimeve dhe destinacioneve do të zgjerohen. 

Që pas falimentimit të “Belle Air” në vitin 2013, Shqipëria nuk ka asnjë kompani ajrore vendase. Tregu i fluturimeve ajrore në Shqipëri numëron rreth 2.2 milionë pasagjerë në vit dhe gati gjysma e tij dominohet nga kompanitë italiane.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com