Avionët në Seman,Tahiri: Gënjen i
pari i shtetit të tjerët në radhë 

Ministri i Brendshëm ka reaguar në një status në facebook, pas deklaratës së deputetit demokrat Flamur Noka për uljen e avionëve të drogës në plazhin e Semanit.

Tahiri është shprehur se kur gënjën i pari i shtetit, të tjerët janë në garë se kush gënjen më mirë në publik. Ministri ka shkruar se Policia e Shtetit është në krye të detyrës si kurrë më parë, për të fituar besimin e çdo qytetari.

Ja statusi i Ministrit Tahiri në facebook:

Gënjejnë shumë e për gjithçka, që askush të mos shohë të vertetat e thjeshta. Këta të shuajnë ne rrena, e kur genjen i pari i shtetit, te tjerët janë në gare kush të gënjejë më mire në publik.
Qytetarët kanë sy, vesh e mendje. 
Ne kemi ende shume për të bërë, kemi ende shumë për të arritur, por jemi në drejtimin e duhur. 
Policia e Shtetit është në krye të detyres si kurrë me parë, për të fituar besimin e çdo qytetari! 
Për Shqipërinë e drejtë që duam!

avion


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com) 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve