WASHINGTON - Presidenti Barack Obama ka mbrojtur përdorimin e avionëve të telekomanduar në atë që ai e quan një "luftë të drejtë" të vetëmbrojtjes kundër militantëve vdekjeprurës dhe për një fushatë që ta bëjë Amerikën më të sigurtë.

Në një fjalim të gjerë mbi një program sekret, Obama tha se duhet të jetë "një siguri me përafërsi me qëllim që sulme të tilla nuk do të shkaktojnë viktima në radhët e civilëve.

"Ne jemi në luftë me një organizatë që tani do të vriste sa amerikanë të mundej, nëse ne nuk do t’i ndalonim më pare”,-tha ai në fjalimin e së enjtes në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Washington DC.

Obama ka premtuar më shumë transparencë në çështjet e sigurisë kombëtare dhe se përdorimi i dronëve është i nevojshëm dhe i drejtë. Komentet e Obamës vijnë një ditë pasi Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder pranoi vdekjen e katër amerikanëve, por jo qëllimisht, nga sulmet e dronëve në Jemen.

Zhvillimi i dronëve, avionë pa pilotë parashtron shumë pyetje nga kritikët pasi duhen marrë në në konsideratë pasojat e këtij revolucioni të ri në teknologjinë ushtarake. Avionët mund të përdoren kundër ushtarëve në luftëra të autorizuara legale, por jo edhe kundër civilëve.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)