Avionët amerikan mbi Korenë e
Veriut, SHBA  tregon forcën 

Avionët amerikan mbi Korenë e<br />Veriut, SHBA  tregon forcën 
Bombardues amerikanë dhe aeroplanë luftarakë kanë fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi ujërat lindore të Koresë së Veriut.

Ky fluturim, i cili u realizuar ditën e djeshme, është fluturimi më i afërt në zonën e çmilitarizuar ndarëse mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.

Sipas zëdhënëses së Pentagonit Dana White, qëllimi i fluturimit ishte për të demostruar vendosmërinë e SHBA- ve dhe kërkonte të jepte një mesazh të qartë se presidenti Donald Trump  ka shumë opsione ushtarake për t’i shkaktuar disfatë çdo kërcënimi.

“Ne jemi plotësisht të përgatitur për ta përdorë tërë kapacitetin ushtarak për ta mbrojtur tokën e Shteteve të Bashkuara dhe aleatët tanë”, është shprehur White.

Më 3 shtator Koreja e Veriut zhvilloi testin më të madh bërthamor, si dhe ka paralajmëruar se së shpejti do të kryej një test të bombës me hidrogjen mbi oqeanin Paqësor.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë