Ambasada ruse në Zvicër i ka dërguar qeverisë zvicerane një letër me të cilën kërkon sqarime se përse një avion luftarak i Forcës Ajrore të Zvicrës e ka shoqëruar, në hapësirën ajrore zvicerane. një avion me të cilin udhëtonte një delegacion i Rusisë për të marrë pjesë në samitin e APEC-ut.
Incidenti ndodhi një ditë më parë kur avioni me një pjesë të delegaiconit të Rusisë që udhëtonte për të marrë pjesë në samitin e Grupit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqesorit, që mbahet në Lima të Perusë, u shoqërua nga avionët luftarakë derisa po kalonte nëpër hapësirën ajrore të Zvicrës.