Avioni Boeing humb sërish një pjesë gjatë fluturimit

Avioni Boeing humb sërish një pjesë gjatë fluturimit

Humbja e një pjese nga trupi i avionit u vu re vetëm pas zbritjes së avionit në pistë, një zbritje që nuk u shoqërua me probleme, sipas informimeve. Por gjatë fluturimit nga San Franciso për në Oregon, SHBA, avioni Boeing i tipit 737-800 i shoqërisë United Airlines humbi një pjesë mbuluese nga trupi i avionit. Por mungesa e kësaj pjese u vu re pas zbritjes së sigurtë dhe sipas planit të avionit në Aeroportin Ndërkombëtar, Medford, tha drejtoresha e aeroportit, Amber Jud. Më parë  "Rogue Valley Times" kishte publikuar foto ku shihej mungesa e një pjese mekanike. Pjesa e humbur ndodhej në pjesën e poshtme të avionit, aty ku bashkohen krahët e fluturimit dhe trupi i avionit, sipas agjencisë së lajmeve, AP. Ky avion ishte prej 25 vjetësh në

Avion Boeing787 Dreamliner i Shoqërisë së fluturimit, Latam Airlines, ku më 12 mars 2024 u krye zbritje pas humbjes së papritur të lartësisë, me lëndime të disa pasagjerëve. Edhe ky rast po hetohet.punë, sipas Boeing.

Gjiganti i prodhimit të avionëve, ndodhet nën presion që nga janari, ku një pjesë e kabinës së tipit 737 Max u shkëput në mes të fluturimit mbi shtetin Oregon. Sipas autoritetit amerikan të fluturimit, NTSB pas hetimeve të para në fragmentin e shkëputur nga trupi i avionit mungonin katër vida përforcuese.

Në avionin Boeing prej 25 vjetësh të përdorur nga United Airlines duhet të luajë një rol më të madh kontrolli teknik dhe konsumimi i materialeve se prodhimi. United Airlines bëri të ditur zbardhjen e defektit. Edhe Administrata Federale e Aviacionit në SHBA, FAA do të hetojë rastin./ DW

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Skoci-Zvicër 1-1, helvetët shohin përpara në fazën 1/16 me supergolin e Xherdan Shaqirit

Euro 2024/ Skoci-Zvicër 1-1, helvetët shohin përpara në fazën 1/16 me supergolin e Xherdan Shaqirit