"Avioni", flet paketuesi: Na doli
garant për drogën 1 'shef policie' 

garant për drogën 1 'shef policie' ">
TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda vendos të lë në burg Kleviol Ahmetaj, të riun e arrestuar pak ditë më parë në Lushnje. Ahmetaj ra në pranga e policisë si personi i dyshuar se ka paketuar lëndën narkotike e cila do të ngarkohej në avionin e pilotit italian Giorgio Rifotmato të bllokuar në zonën e plazhit të Divjakës një muaj më parë. 

Ndërkohë nga hetimet rezulton se grupi i personave të përfshirë në tetnativën e trafikimit të drogës nga Divjaka drejt Leçes së Italisë me avionin e pilotit Giorgio Riformato është më i gjerë se 4 personat e arrestuar.

Krimet e Rënda kanë firmosur mandatet e arrestit dhe për dy persona të tjerë mes tyre, një ish-efektiv policie në postën e Delvinës si dhe villain e Kleviol Ahmetajt, i cili rezulton se ka krijuar kontaktet midis dy djemve që kanë paketuar drogën dhe Sajmir Bajramit, që u kap me 450 kg drogë në makinën Mitsubishi në Divjakë në tentativë për ta transportuar në avionin e italianit, gjithashtu të bllokuar në zonën e plazhit të Divjakës.
 
Por ka qenë Ahmetaj ai i cili ka ndërtuar për prokurorinë e Krimeve të Rënda me detaje ngjarjen duke nxjerr në pah dhe përfshirjen e personave të tjerë.

“Me Sajmir Bajrami jam takuar në Divjakë së bashku me një person tjetër që e shoqëronte Bajramin dhe ai më është prezantuar si i afërm i Sajmirit dhe që ushtronte detyrën e shefit të policisë”, ka deklaruar Ahmetaj. 

Ka qenë ky i fundit, sipas Ahmetaj, që ka garantuar siguri dhe paprekshmëri nga efektivët e policisë. Në takim, ata kishin rënë dakord që Ahmetaj të gjente edhe tre shokë të tjerë, të cilët do të paguheshin me 1 mijë euro, kundrejt punës së ngarkimit të pakove me hashash në çanta dhe vendosjen e tyre në avionin që do zbriste në plazhin e Divjakës.
 
Ahmetaj shpjegon më tej duke rindërtuar veprimet e datës 10 maj, teksa thotë se ditën e ngjarjes kur u rrëzuar avioni, në plazhin e Divjakës ka shkuar atje me makinën e tij “BMË”.

“Shkova afër plazhit me shokët e mi. Aty na u afrua fuoristrada “MITSUBISHI” që drejtohej nga Bajrami dhe makina e bardhë “VOLSËAGEN” e drejtuar nga i afërmi i Bajramit i cili më parë më kish thënë se ishte shef policie”.

Më tej Ahmetaj ka dhënë dhe një detaj interesant ku sipas tij në rërë, djemtë e kontraktuar nga Bajrami kanë vendosur dhe dy flamuj të vegjël të kuq, si shenjë për t’i treguar pilotit vendin ku duhet të zbriste.

Pas rënies së avionit Ahmetaj ka shpjeguar se ka boshatisur makinën dhe është larguar me nxitim drejt Hotelit ku priste personi i prezantuar si shef policie. “Në ikje e sipër kisha dëmtuar sadokartin e makinës të cilën e kam lënë të hoteli dhe jam larguar së bashku me shokët”, mbyll dëshminë e tij Kleviol Ahmetaj i riu, i cili në fotot e tij shfaqet mes drogës dhe armëve.

Kleviol Ahmetaj me logo

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)