Burokracitë dhe letër-këmbimet mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe prokurorisë,kanë bërë, që avioni i pilotit italian Giorgo Riformato të vazhdoje të qëndrojë në plazhin e Divjakës edhe dy muaj, pasi perfundoi i ngecur në rërë.

Sipas prokokurorisë, Ministria e Mbrojtjes, pas dy shkresave që ka marrë nga prokuroria, është përgjigjur duke kërkuar leje për çmontimin e krahëve të avionit për shkak të problemeve në transportin e tij.