TIRANE- Avioni në të cilën udhëtonte kryetari i Dhomës italiane të Deputetëve Gianfranco Fini është goditur nga një rrufe në orët e vona të mbrëmjes së djeshme duke u gdhirë e sotmja kur Gianfranco Fini po kthehej nga Shqipëria ku ishte ftuar të merrte pjesë në festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë.

fini

(foto: Twitteri i pare ne momentin kur avioni u godit nga rrufeja )


“Fluturimi Tiranë- Romë si mbi një karruzel. Fillimisht një gjëmim dhe më pas një rrufeja. Avioni dukej sikur ishte future në një llampë elektrike” - shkruan zëdhënësi i Finit, Fabricio Alfano në  Twitter.
fini
(foto:Twitteri nga zedhenesi i Finit pasi u godit nga rrufeja)

Kryetari i Dhomës së Deputetëve ndodhej në Tiranë me ftesë të kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli dhe gjatë vizitës së tij të shkurtër në Tiranë zhvilloi një takim me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Goditja fatmirësisht nuk ishte serioze përveç frikës e cila mbizotëroi në bordin e avionit.

(Fototo kanë ardhur në redaksinë e Shqiptarja.com nga lexuesit e saj.