Avioni i linjës Lyon-Stamboll bëri ulje të detyruar mesditën e sotme (22 maj 2024) në aeroportin e Rinasit. Burime për Report Tv bënë me dije se shkak u bë një shtetas nga Afganistani i cili tentoi të priste damarët në avion.
I riu u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e duhur dhe pasditen e sotme u mësua se gjëndja e tij shëndetësore është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi i identifikuar si Muhamed Nasar, ishte me leje qëndrimin në Francë.
Komento