Një aeroplan i Marinës Amerikane, me 11 persona në bord, është rrëzuar në Oqeanin Paqësorë, ndërsa kthehej në aeroplanmbajtësen USS Ronald Reagan.
/Shqiptarja.com
Rënia e tij u njoftua nga një komunikatë për shtyp nga Marina Amerikane. Incidenti, shkaqet e të cilit ende janë të panjohura, ndodhi jashtë bregut japonez, në jug-lindje të Okinawa.
Flota e shtatë e Marinës së SHBA-ve, me seli në Japoni, njoftoi në një deklaratë se operacionet e shpëtimit ishin nisur nga aeroplani, i cili operonte në Detin Filipinas kur avioni u rrëzua në det.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com










