Si pasojë e një sulmi me lazer nga toka një avion i “Virgin Atlantic”, është detyruar të kthehet mbrapsht në kryeqytetin britanik, vetëm pak pas ngritjes në ajër.
 
Në shënjëstër ka qenë kabina e pilotit dhe njëri prej drejtuesve të mjetit  ka pësuar dëmtim të retinës së syrit.  Ai vendosi si masë paraprake vendosi rikthimin e menjëhershëm në Aeroportin e “Heathroë”-t,  “Airbusi A340” kishte 252 pasagjerë dhe 15 anëtarë ekuipazhi në bord.
 
Sipas ekspertëve britanikë të Aviacionit pajisjet të tilla të përdorura janë aq të fuqishme, sa mund të verbojnë viktimat e tyre dhe sipas tyre incidente të tilla po vijnë gjithmonë e më shumë në rritje.