KUALA LAMPUR - Fjalët e fundit të pilotit të avionit të zhdukur Malaysia Airlines, sipas hetuesve, janë një pistë e mundshme, për të kuptuar misterin e zhdukjes së avionit në qiellin e Kuala Lampur. Ndërkohë që 25 vende janë përfshirë në kërkimet e këtij avioni, në të cilin udhëtonin 239 persona, hetimet janë përqëndruar në rolin e pilotit të Boeing 777, duke u kthyer tek hipoteza e një rrëmbimi të tij.
"Gjithçka mirë, natën e mirë". Kjo frazë e fundit është në qendër të hetimeve e thënë nga komandanti i avionit MH370 Zaharie Ahmad Shah, 57 vjeç, që qëndronte në krah të pilotit ndihmës Fariq Abdul Hamid.
Hipoteza e ekspertëve është se ky komunikim i fundit me personelin në tokë, mund të jetë bërë nga dikush që dinte se sistemi i komunikimit automatik të Boeing-ut ishte çaktivizuar manualisht.
Gjatë ditës së dielë, policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e Shah, duke sekuestruar 2 laptopë dhe një simulator fluturimi. Khalid Abu Bakar, Përgjegjës i policisë së Malajzisë është shprehur se tashmë ekspertët do të analizojnë materialet e sekuestruara.
Ndryshimi i destinacionit, pas një orë fluturim, mund të identifikohet si i paramenduar, për të kryer ndonjë atentat, si ai i 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kullat Binjake, kundër ndërtesave në Kuala Lumpur.
Kërkimet për avionin e Malaysia Airlines me 239 persona në bord, i cili udhëtonte nga Kuala Lampur për në Pekin, vazhdojnë që prej 8 ditësh, që kur avioni humbi kontaktin me kullën e vrojtimit.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com