Avioni i zhdukur i EgyptAir, kaloi
në Shqipëri në orën 01:20 të natës

Avioni i zhdukur i EgyptAir, kaloi<br />në Shqipëri në orën 01:20 të natës
Një avion i kompanisë ajrore EgyptAir, që udhëtonte nga Parisi drejt Kajros, është zhdukur nga radarët e më pas rrëzuar, por një orë përpara se të rrëzohej ai ka kaluar mbi Shqipëri, konkretisht në orën 01:20 të mëngjesit të sotëm (19 maj)*

Deri tani mediat bëjnë me dije se janë zbuluar pjesë të avionit në ishullin Karpatos, por alarmi u dha nga kompania që zotëron avionin, e cila tha se në bordin e tij janë 66 njerëz, mes të cilëve 56 pasagjerë, 7 anëtarë ekuipazhi dhe 3 oficerë sigurie. Mes pasagjerëve është një fëmijë dhe dy foshnje. Pjesa më e madhe e pasagjerëve janë egjiptianë dhe francez.

AirbusA320 u nis në orën 23:09 nga Parisi e ndodhej në lartësinë 11.300 m kur humbi gjurmët sapo kish hyrë në hapësirën egjiptiane. Rreth 800 – 1000 km nga Shqipëria teksa aeroplani po fluturonte drejt Kairos është zhdukur nga radari sapo ka kaluar ishullin grek Karpathos që është 800 km nga Shqipëria ndërsa Radari me GPS tregon vendin e fundit ku aeroplani ka dhënë sinjal që është rreth 200 km larg ishullit Karpathos në Greqi dhe rreth 1000 km larg nga Shqipëria, sinjali i fundit GPS nga aeroplani është lëshuar në orën 2:30 të mëngjesit, 1 orë pas fluturimit mbi Shqipëri. 

Sipas të dhënave të para ende jozyrtare avioni ka humbur në det. Skuadrat e ndihmës së shpejtë egjiptiane dhe greke, po hetojnë vendin ku avioni ka rënë në det. Ndërkohë, po merret dëshmia e një kapiteni anije i cili ka treguar se ka parë flakë në qiell rreth 240 km në jug të ishullit grek të Karpatos. 

Presidenti Hollande ka komunikuar me homologun egjiptian Al Sisi e të dy deklaruan se do të bashkëpunojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti ku ka konfirmuar se avioni është rrëzuar në Mesdhe.

Ndërsa qëndrojnë edhe disa hipoteza aksident apo atentat. Në rastin e dytë komunikata e EgyptAir e përjashton faktin se kishte armë apo bombë. Hetimi do të nis nga profili i pasagjerëve nëse kishte ndonjë kamikaz e kish fshehur ndonjë objekt të dyshimtë.

Kryeministri egjiptian Sherif Ismaili nuk përjashton mundësinë se një atentat terrorist mund të ketë shkaktuar zhdukjen e avionit në detin Mesdhe.
 
Eshtë ende herët për të folur për shkaqet e zhdukjes së avionit, u shpreh Ismaili duke shtuar se nuk përjashtohet mundësia e aktit terrorist në bord”.

Të njejtin mendim me kryeministrin ndau edhe ministri egjiptian i aviacionit Sherif Fathy gjatë një dalje për mediat ku u shpreh se rrëzimi i avionit i ngjason më shumë një akti terrorist sesa një defekti teknik.

*(Oraret janë me orën lokale në vendin tonë, ora në Greqi është 1 orë para)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar