Kërkimi do të fokusohet në një zonë rreth 1,800 kilometra në perëndim të bregdetit australian, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Australisë, Warren Truss.
Fluturimi MH370 është zhdukur më 8 mars me 239 pasagjerë në bord.
Zyrtarët thonë avioni ka qënë në pilotim automatik, kur ai u rrëzua.
Një raport 64-faqesh i lëshuar nga qeveria australiane arriti në përfundimin se kërkimet nënujore duhet të rifillojë në fushën e re.
Gjatë kërkimeve në muajin prill, pas disa sinjaleve akustike,u mendua fillimisht se ranë në gjurmët e avionit, por zyrtarët tani besojnë se këto sinjale nuk ishin të MH 370. Kërkimi për avioni është tashmë ndër më të shtrenjtë në historinë e aviacionit.
Pas më shumë se 100 ditë që nga zhdukja e të avioni, shumë nga të afërmit e udhëtarëve të zhdukur kanë shprehur zhgënjimin për mungesën e përparimit në kërkim
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)