Nga ana tjetër pas publikimit të këtij libri, ish-kryeministri malajzian, Mahathir Mohamad ka akuzuar SHBA se po e fsheh atë që ka ndodhur në të vërtetë. Sipas tij “aeroplanët nuk zhduken në këtë mënyrë dhe se CIA bashkë me kompaninë Boeing po fshehin informacione për avionin e zhdukur”. Ai shton se avionë si MH370 nuk mund të zhduken në këtë mënyrë dhe mendon se avioni mund të jetë diku, por mund t’i jenë hequr shenjat e kompanisë.
Sipas tij kërkimi jashtë Perthit për mbetjet e avionit ishte një humbje kohe dhe parash. Ish-kryeministri malajzian u shpreh se, nëse avioni do ishte marrë peng, CIA do kishte aktivizuar pilotin automatik të avionit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
