Avioni luftarak rus kërcënon
hapsirën ajrore britanike

Avioni luftarak rus kërcënon<br />hapsirën ajrore britanike<br>
Një avion bombardues rus është parë duke fluturuar shumë pranë hapësirës ajrore të Britanisë së Madhe.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pretendon se kërcënime të tilla po "intensifikohen".

Janë zbuluar pamjet dramatike të dy avionëve të Forcave Ajrore britanike që përpiqen të "kapin" një bombardues rus.

Avioni rus ishte i tipit TU-160 Blackjacks i cili është shoqëruar për më shumë se 30 milje nga dy avionë britanikë.

Të dy avionët luftarakë "Typoon" u dërguan nga ministria britanike nga verilindja e Skocisë të hënën në mëngjes.

Ata monitoruan dhe kapën "Blackjacks" rus, për të cilin pretendohej se po shkelte një "zonë me interes" në Mbretërinë e Bashkuar.

Sekretari i Mbrojtjes Gavin Williamson tha se kërcënimet me të cilat përballet Mbretëria e Bashkuar ishin "intensifikuar". Ai shtoi: "Ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë qiejt nga veprimet e agresionit".

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore