Avioni me drogë, zbardhen emrat
e shqiptarëve të arrestuar në Torino

Avioni me drogë, zbardhen emrat<br />e shqiptarëve të arrestuar në Torino
Mediat italiane kanë zbardhur këtë të mërkurë emrat e 7 shqiptarëve të arrestuar pak ditë më parë, gjatë operacionit të koduar  “Braccio di ferro”, në Torino të Italisë, ku gjithsej në pranga kanë përfunduar 13 persona, 6 prej tyre italianë.
 
Fillimisht policia ka arrestuar shqiptarin Vladimir Kolaj së bashku me gruan e tij Gina Manole, me origjinë rumune, të cilët kishin një bar në Torino. Sipas policisë italiane, droga mblidhej në atë bar, dhe transportohej nga një avion ultra i lehtë për t'u hedhur më pas treg.
 
Operacioni i policisë “Braccio di ferro”, pas disa muajsh hetimesh arriti të zbulojë trafikun e narkotikëve nga Shqipëria në Itali, duke vënë në pranga 13 persona. Ndaj të arrestuarëve rëndon akzua e "trafikut ndërkombëtar të drogës dhe "mbajtje e armëve dhe municione luftarake".

droga
(Droga dhe municionet e sekuestrua)

Në ambientet e bar "Ladi", në pronësi të shqiptarit Vladimir Kolaj në rrugën Brandizzo 17, policia ka sekuestruar 10 kg marijuanë të ndarë në pako, më shumë se 2 kg kokainë, një peshore, një pushke lodër e ngjashme me modelin Ar70, me dopi karikatore.
 
Në këtë të njëjtin operacion, në shtator të 2015 u sekuestrua një avion ultra i lehtë model Dynamic, në pronësi të Pasquale D’Ambrosio që përdorej për transportimin e drogës jashtë vendit.
 
Ja emrat e të arrestuarëve:
 
Shqiptarët:
Vladimir Kolaj
Kision Kolaj
Maksim Llanaj
Erion Seferi
Dritan Xhaja
Skerdjan Halilaj
Gëzim Borakaj
 
Italianët:
Carmine Ammendola
Rosario Campisi
Danilo Di Gennaro
Pasquale D'ambrosio
Luca Marano
Gina Manole

Cfarë u sekuestrua
2.5 kg kokainë
11.5 kg marijuanë
Një avion ultra i lehtë
Pistoletë e kalibrit 32.
Pushkë lodër, e ngjashme me modelin "Ar70", me dopio karikatore.
Municione për armë zjarri
Karta identiteti pa të dhëna
 
Po ashtu policia italiane ka vendosur sekuestro preventive mbi bar "Ladi" në Torino, në pronësi të Vladimir Kolaj dhe gruas së tij Gina Manole.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar