TIRANË - Zbulimi i operacionit të koduar “Fluturimi i lirë” nga i cili ranë në pranga 14 persona të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali është zbuluar në mars të këtij viti. Burime nga Prokuroria e Tiranës, bënë me dije se hetimet lidhur me këtë operacion, kanë nisur pas arrestimit të tre shtetasve italianë të arrestuar nga policia e huaj, ku ka rezultuar se sasia e drogës e cila u është sekuestruar, i është marrë Elizer, Xhesjan dhe Arshi Ahmetaj. Sipas të njëjtave burimeve, bëhet me dije se më 27 mars 2015 u arrestua një shqiptar (korrier) me iniciale D.B me 51 kilogram marijuanë. Më 4 prill u sekuestruan 4 kg marijuanë e fshehur në automjetin e Elizer Ahmetaj.
/Shqiptarja.com

VIDEO








