Avioni i kompanisë ajrore “Wizz Air” që kishte si destinacion Ciampino-n, kreu një ulje emergjente në aeroportin e Fiumicino-s për shkak të një avarie me rrotat e uljes. Të 165 pasagjerët kanë zbritur sipas procedurës së emergjencës pa probleme edhe pse u raportuan për tre të lënduar.
Tre të lënduarit gjatë zbritjes së emergjencës nuk kanë pësuar trauma, por janë në gjendje shok dhe po marrin trajtimin e duhur në sektorin e ndihmës së shpejtë në aeroportin e Romës. Ekuipazhi i linjës Bukuresht – Romë përbëhej nga 6 persona. Agjencia Kombëtare e Sigurisë e fluturimit ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkakun e incidentit.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com